RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

IC: Tajvani i papërgatitur në rast se Kina sulmon

ic:-tajvani-i-papergatitur-ne-rast-se-kina-sulmon

Forcat ajrore të Tajvanit janë të cenueshme, nëse Kina vendos të sulmojë ishullin, sipas “The Washington Post”, duke cituar burime nga shërbimet sekrete amerikane (IC).

“The Washington Post” tha se kishte kontrolluar publikimet e informacionit konfidencial në internet dhe ato tregojnë se zyrtarët e Tajvanit dyshojnë se forcat ajrore mund të zbulojnë me saktësi raketat hyrëse.

“Më shumë se gjysma e avionëve të Tajvanit janë gati për konflikt, që do të thotë se Kina do të kishte shanse shumë më të mira se sa besohej më parë, për të vendosur epërsi ajrore”, thuhet në një raport të “The Washington Post”.

“Dokumentet e zbuluara thonë gjithashtu se analistët e Pentagonit i konsiderojnë manovrat ushtarake paralajmëruese të raketave të Tajvanit të pamjaftueshme”, shtoi gazeta.

Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë rritur kohët e fundit, mes manovrave ushtarake kineze.

Pekini pretendon se vendi demokratik është pjesë e territorit të tij, por Tajvani ka një qeveri të pavarur për më shumë se 70 vjet.

Dhjetra publikime nga shërbimet sekrete amerikane kanë qarkulluar në interenet prej disa javësh. /atsh

Related posts

Norvegjia njeh Palestinën si shtet, kryeministri i vendit: E vetmja zgjidhje për konfliktin në Lindjen e Mesme

admin

Kurti: Zbarkimi i 200 trupave britanike po i kontribuon situatës së sigurisë

Muhamet Ramadani

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Muhamet Ramadani