RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Zbarkimi i 200 trupave britanike po i kontribuon situatës së sigurisë

kurti:-zbarkimi-i-200-trupave-britanike-po-i-kontribuon-situates-se-sigurise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim të dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Sipas komunikatës së Zyrës Kryeministrit në këtë takim u diskutuan marrëdhëniet dy paleshe, dialogu me Serbinë e situata e sigurisë në vend.

Kurti tha se zbarkimi i 200 trupave britanike në kuadër të KFOR-it, pas sulmit të 24 shtatorit po i kontribuon sigurisë.

“Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it. Theksoi se zbarkimi i një kontingjenti prej 200 ushtarëve britanikë në Kosovë, si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të 24 shtatorit, po i kontribuon situatës së sigurisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Peach, sipas njoftimit të ambasadës së Britanisë së Madhe ka zhvilluar takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Related posts

Disa nga zhvillimet kryesore të fundit në Palestinë

admin

Presidentja Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

admin

Inteligjenca ruse: SHBA-ja, Britania dhe Ukraina qëndrojnë pas sulmit terrorist në Moskë

RTI