RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama operacion për apendisitin në QSUT, Kryeministria: Ndërhyrja e suksesshme

rama-operacion-per-apendisitin-ne-qsut,-kryeministria:-nderhyrja-e-suksesshme

Kryeministri Edi Rama u diagnostikua me apendisit akut natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Zyra e shtypit e kryeministrisë, bën tĕ ditur se “në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit në orët e para të mëngjesit të sotëm”.

Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Gjithashtu, në njoftim sqarohet se “ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë”. /atsh

Related posts

BIK: Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin ndaj imamit të Lupçit

admin

Turqia, reagim zemërak ndaj funeralit të Ratko Mlladiçit

Kushtrim Guraj

Tre persona të plagosur me armë zjarri në Deçan

Muhamet Ramadani