RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina e gatshme për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes Izrael-Palestinë

kina-e-gatshme-per-te-ndermjetesuar-bisedimet-e-paqes-izrael-palestine

Ministri i Jashtëm kinez, Qin Gang u tha homologëve izraelitë dhe palestinezë, Eli Cohen dhe Riyad Al-Maliki se vendi i tij ishte i gatshëm të ndihmonte në ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes.

Sipas agjencisë shtetërore “Xinhua”, Qin inkurajoi palët, përmes bisedave telefonike të veçanta, të ndërmarrin hapa për të rifilluar bisedimet e paqes.

Në të dyja telefonatat, ministri theksoi nxitjen e Kinës për bisedime të paqes bazuar në zbatimin e një “zgjidhjeje me dy shtete”.

Kina filloi një ofensivë diplomatike të fundit, duke ndërmjetësuar rivendosjen e lidhjeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite në muajin mars.

Related posts

Krizë për anesteziologë dhe infermierë në Kosovë

admin

Rusia pretedon se ka rrëzuar një numër rekord prej 1.671 dronë ukrainas në 24 orë

RTI

Tanket në rrugët Kinës “zgjojnë” kujtimet e Tien An Men

admin