RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

kurti-viziton-bik-un,-uron-te-gjithe-besimtaret-per-fiter-bajram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërkaq kërkoi që solidariteti të mos jetë i kufizuar vetëm për muajin e shenjtë të Ramazanit, raporton EO.

“Sot në ditën e Fitër Bajramin bashkë me kolegë nga Qeveria erdhëm që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me të cilën besimtarët kanë treguar përkushtim dhe sakrificë. Ne urojmë që përkushtimi për anën shpirtërore gjatë jetës dhe solidariteti farefisnor të mos jetë i kufizuar vetëm gjatë këtij muaji por gjatë tërë jetës”, tha Kurti.

Related posts

Qeveria në Ga’za: 3.500 fëmijë janë në rre’zik të vd’ekjes nga kequshqyerja

admin

Tre palë zgjedhje për 16 muaj: Kosova në krizë politike dhe ekonomike

admin

Në Bruksel kërkohet zgjidhje afatshkurtër për dinarin, në takimin e liderëve pritet të diskutohet kërkesa e Kurtit për nënshkrim

admin