RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe personat e pagjetur, tema në takimin Kurti-Vuçiq

mekanizmi-per-vetemenaxhim-dhe-personat-e-pagjetur,-tema-ne-takimin-kurti-vuciq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të nënshkruajnë deklaratën për personat e pagjetur gjatë luftës se fundit në Kosovë, me 3 maj në Bruksel. Në takimin e radhës ndërmjet tyre do të diskutohet edhe për mekanizmin për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni thotë për KosovaPress se mekanizmi për vetëmenaxhim është ndryshe prej Asociacionit dhe ka kompetenca të tjera prej tij.

Por, në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të reduktohet vetëm në Asociacion.

Ai shton se në takimin e nivelit të lartë me 3 maj duhet të diskutohet për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes bazë dhe jo vetëm për Asociacionin.

KP ka pyetur edhe në Qeverinë e Kosovës për të konfirmuar agjendën zyrtare të takimit Kurti-Vuçiq, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Takimi më 3 maj është i pari ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq, që nga dakordimi në Ohër më 18 mars për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, dy kryenegociatorët e dialgout, Bislimi dhe Petkoviq janë takuar me 4 prill, ku është thënë se ka pasur pajtim për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur.

Related posts

Izraeli kontaminon edhe tokën me municionet e ndaluara që përdor në sulmet në Gaza

RTI

Rohde: Masakra e Krushës ishte tregues se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte

admin

Drejtori për Diasporë i BIK-ut qëndroi për vizitë në diasporë

rezart morina