RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokurorët në terren po e mbikëqyrin gjithë procesin

prokuroret-ne-terren-po-e-mbikeqyrin-gjithe-procesin

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke mbikëqyrë procesin e jashtëzakonshëm zgjedhor në katër komunat e Republikës së Kosovës, për kryetar të Komunës në Mitrovicën Veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, prokurorët së bashku me Policinë e Kosovës janë të angazhuar, në stacione policore të katër komunave gjegjëse, për të mbikëqyr për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.

Gjithashtu, në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarët kujdestarë të cilët janë në gatishmëri për çdo eventualitet.

Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore.

Related posts

Trump për Iranin: Na kanë sulmuar për 47 vite, por nuk do të qeshin më me Amerikën! Obama, i dobët dhe i paaftë, iu dha mld dollarë! Biden ishte dhe më keq

admin

Kryeministrja daneze: Trumpi ende i interesuar ta marrë Grenlandën

RTI

Gaza: 100 ditë “armëpushim” me gjakun lumë!

admin