RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

DnV pas zgjedhjeve në veri: S’garantojnë legjitimitet politik

dnv-pas-zgjedhjeve-ne-veri:-s’garantojne-legjitimitet-politik

Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile, Demokracia në Veprim, i ka quajtur të improvizuara zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në katër komunat në veri të Kosovës. Në një reagim pas mbylljes së vendvotimeve, në një proces me dalje tejet të ulët të qytetarëve, DnV-ja ka thënë se këto zgjedhje nuk garantojnë legjitimitet politik.

Serbët lokalë bojkotuan zgjedhjet. Sipas DnV-së rol në këtë ka pasur mospjesëmarrja e Listës Serbe në garë dhe thirrjet e saj për bojkot.

“Përderisa në zonat e banuara nga komuniteti serb ka pasur bojkotim pothuajse të plotë të zgjedhjeve, në zonat e banuara nga komuniteti shqiptar, është evidentuar një trend më i lartë i daljes në votime. Në këtë mënyrë, ndonëse zgjedhjet plotësuan kriteret minimale ligjore, ato nuk garantojnë legjitimitet politik e përfaqësues të institucioneve që do të prodhohen nga to”, thuhet në reagim të DnV-së

Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, DnV-ja ka thënë se ka qenë proces i improvizuar, duke u nisur nga qendrat që ishin në kontejnerë.

“Qendrat e improvizuara të votimit kanë qenë të vendosura përgjatë rrugëve magjistrale, larg zonave të banuara, duke qenë kësisoj vështirë të arritshme nga votuesit potencial. Gjithashtu, shumica e vendvotimeve kanë qenë të fuzionuara në qendra alternative të votimit, ku numri i votuesve të regjistruar për qendër ka arritur deri në rreth 6 mijë sosh”, thuhet në reagim.

Deri në orën 15:00, sipas të dhënave zyrtare, në veri shfrytëzuan të drejtën për votë vetëm 2.4 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Related posts

Ishujt Kanarie vazhdojnë të pranojnë numër të madh migrantësh të parregullt nga Afrika e Veriut

admin

Të paktën 48 të vdekur në protestën anti-OKB në RD të Kongos

rezart morina

Përkeqësim i motit rreth orës 17:00, Rama kërkon nga bizneset dhe institucionet që t’i lirojnë punëtorët më herët

RTI