RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti algjerian dhe homologu i tij francez diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

presidenti-algjerian-dhe-homologu-i-tij-francez-diskutojne-per-marredheniet-dypaleshe

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune dhe presidenti i Francës, Emmanunel Macron diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca algjeriane thuhet se Tebboune zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez Macron.

Dy liderët diskutuan për marrëdhëniet Algjeri-Francë dhe rrugët për forcimin e këtyre marrëdhënieve, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se Macron i ka shprehur urimet e tij presidentit Tebboune me rastin e Fitër Bajramit.

Më tej njoftohet se në bisedë Tebboune ka rënë dakord që vizitën e tij në Francë të cilën më parë e kishte planifikuar në muajin maj, ta zhvillojë në gjysmën e dytë të qershorit dhe se palët vazhdojnë punimet që vizita të jetë e suksesshme.

Ndërkohë nuk janë ndarë detaje për arsyen e shtyrjes së vizitës zyrtare të presidentit algjerian për rreth një muaj më vonë.

Related posts

Rritet numri i viktimave në Gaza, 72,593 të vrarë dhe 172,399 të plagosur

RTI

Mandati i dytë për krijimin e qeverisë i jepet Glauk Konjufcës

RTI

Turqia i kërkon Suedisë ndalimin e PKK-së nëse kërkon anëtarësimin në NATO

Muhamet Ramadani