RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti uron kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje

kurti-uron-kryetaret-dhe-asamblistet-e-zgjedhur-dje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ,ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në katër komunat në veri të Mitrovicës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë.

Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre.

Related posts

425 euro nga janari dhe 500 nga korriku: Hyn në fuqi vendimi për pagën minimale në Kosovë

admin

BE-ja e zhgënjyer për bojkotin e zgjedhjeve në veri nga partitë serbe

Muhamet Ramadani

Shpërthimi në Tel Aviv, Hamasi dhe Xhihadi Islamik marrin përgjegjësinë

admin