Vitamina C është një ndër vitaminat më të rëndësishme për organizmin e njeriut. Ndryshe nga simotrat e saj si vitamina A, grupi i vitaminave B, D apo E, vitamina C funksionon si një lloj antioksidanti që mbron trupin nga veprimi i radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë qelizat e shëndetshme. Nivelet e ulëta të vitaminës C shoqërohen me jo pak probleme shëndetësore, ndaj duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj shëndetësor, por ekzistojnë disa arsye pse duhet të keni kujdes të veçantë për marrjen e saj.
Është e rëndësishme të mos e pini vitaminën C pa u konsultuar me mjekun, sepse mund të ndodhë një mbidozë, e cila nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të shkaktojë këto probleme shëndetësore si dhimbje stomaku, ngërçe, diarre, dhimbje koke, të përziera apo probleme me gjumin. Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë ata që marrin disa lloje të barnave për sëmundjet e zemrës sepse marrja e tepërt e vitaminës C mund të ndërveprojë me terapinë. Vitamina C mund të jetë gjithashtu e rrezikshme për njerëzit me hemokromatozë, sepse rrit ngarkesën e hekurit në trup. Përthithja e hekurit rritet me 67% në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, një person mesatarisht ka nevojë për 100 mg vitaminë C, fëmijët midis 50-100 mg në varësi të moshës. Kurse për gratë shtatzëna dhe ato në laktacion, gjidhënie, rekomandohen një sasi më të madhe. Ata theksojnë gjithashtu që vitamina C duhet të merret çdo ditë, por asnjëherë para mëngjesit.
Vitamina C mund të jetë gjithashtu e rrezikshme për njerëzit me hemokromatozë, sepse rrit ngarkesën e hekurit në trup. Përthithja e hekurit rritet me 67% në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti.
Te personat që janë të prirur për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka. Kjo dozë, është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar.