RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një shtetase e SHBA-së pranon Islamin në Bursa të Turqisë

nje-shtetase-e-shba-se-pranon-islamin-ne-bursa-te-turqise

Një shtetase amerikane u bë muslimane dhe mori emrin “Merjem” në Bursa të Turqisë, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Myftinisë së Provincës, Myria Lee, e cila iu drejtuan Myftinisë, deklaroi se dëshironte të bëhej muslimane.

Në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në ndërtesën e institucionit, Lee deklaroi fjalët e dëshmisë (shehdatin) nën drejtimin e zëvendësmyftiut provincial Nurullah Koçhan.

Në ceremoni, Koçhan tha: “Ti e pranove Islamin si fe të vërtetë dhe u bëre muslimane. Tani je pjesëtare e fesë sonë dhe motër e të gjithë muslimanëve. Pas ditës së sotme ke hapur një faqe të re në jetën tënde”.

Duke shprehur emocionin dhe lumturinë e saj, Myria Lee falënderoi ata që kontribuuan në konvertimin e saj në Islam dhe ata që morën pjesë në ceremoni.

Koçhan i dha asaj të dhëna për parimet themelore të Islamit dhe i dha libra me informacione të përgjithshme për Kuranin dhe Islamin.

Related posts

Konjufca uron Xhaferi: Kjo do t’i hapë rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik

admin6

SHBA mbështet Kosovën, por këmbëngul për Asociacionin, Ndihmës Sekretari O’Brien takim me Kurtin, kërkon përparime

admin

Protestat për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, reagon përfaqësuesja e Izraelit: Jam krenare për vendin tim! Qëndroj në skenë me…

admin