RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një shtetase e SHBA-së pranon Islamin në Bursa të Turqisë

nje-shtetase-e-shba-se-pranon-islamin-ne-bursa-te-turqise

Një shtetase amerikane u bë muslimane dhe mori emrin “Merjem” në Bursa të Turqisë, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së Myftinisë së Provincës, Myria Lee, e cila iu drejtuan Myftinisë, deklaroi se dëshironte të bëhej muslimane.

Në ceremoninë e konvertimit të mbajtur në ndërtesën e institucionit, Lee deklaroi fjalët e dëshmisë (shehdatin) nën drejtimin e zëvendësmyftiut provincial Nurullah Koçhan.

Në ceremoni, Koçhan tha: “Ti e pranove Islamin si fe të vërtetë dhe u bëre muslimane. Tani je pjesëtare e fesë sonë dhe motër e të gjithë muslimanëve. Pas ditës së sotme ke hapur një faqe të re në jetën tënde”.

Duke shprehur emocionin dhe lumturinë e saj, Myria Lee falënderoi ata që kontribuuan në konvertimin e saj në Islam dhe ata që morën pjesë në ceremoni.

Koçhan i dha asaj të dhëna për parimet themelore të Islamit dhe i dha libra me informacione të përgjithshme për Kuranin dhe Islamin.

Related posts

SHBA sulmon Iranin mes negociatave për armëpushim

Hevzi

OKB kërkon rregulla për të gjitha mediat sociale pas marrëveshjes me Metën

Kushtrim Guraj

VIDEO/ Vjedhja spektakolare e një argjendarie, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

admin