RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan – VIDEO

obsh-paralajmeron-per-rrezikun-e-shperthimit-biologjik-ne-sudan-–-video

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i uzurpuar gjatë luftimeve në Sudan.

Zyrtarët thanë se është e paqartë se kush qëndron pas uzurpimit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Kartum.

Qyteti, tash e dhjetë ditë, është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

OBSH-ja i tha BBC-së se punëtorët nuk mund të hyjnë më në laborator dhe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë elektrike janë duke e bërë të pamundur menaxhimin e duhur të materialit atje.

Zyrtarët thanë se një gamë e gjerë materialesh biologjike dhe kimike ruhen në laborator.

Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

Mungesa e rrymës raportohet se është duke vënë në rrezik edhe rezervat e qeseve të gjakut, që ruhen në laborator.

Laboratori gjendet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit.

Ministria Federale e Shëndetësisë në Sudan ka raportuar se 36% e objekteve shëndetësore në Kartum janë jofunksionale, për shkak të luftimeve. /rel

Related posts

Turqia dënon ‘fuqishëm’ sulmin e Izraelit në Bregun Perëndimor

admin

Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë folur në telefon me familjarët që nga e diela

admin

Arabia Saudite nis astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

rezart morina