RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan – VIDEO

obsh-paralajmeron-per-rrezikun-e-shperthimit-biologjik-ne-sudan-–-video

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i uzurpuar gjatë luftimeve në Sudan.

Zyrtarët thanë se është e paqartë se kush qëndron pas uzurpimit të Laboratorit Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Kartum.

Qyteti, tash e dhjetë ditë, është përfshirë nga luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

OBSH-ja i tha BBC-së se punëtorët nuk mund të hyjnë më në laborator dhe paralajmëroi se ndërprerjet e energjisë elektrike janë duke e bërë të pamundur menaxhimin e duhur të materialit atje.

Zyrtarët thanë se një gamë e gjerë materialesh biologjike dhe kimike ruhen në laborator.

Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

Mungesa e rrymës raportohet se është duke vënë në rrezik edhe rezervat e qeseve të gjakut, që ruhen në laborator.

Laboratori gjendet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit.

Ministria Federale e Shëndetësisë në Sudan ka raportuar se 36% e objekteve shëndetësore në Kartum janë jofunksionale, për shkak të luftimeve. /rel

Related posts

Greqi, mijëra peshq të ngordhur mbulojnë sipërfaqen e detit! Ja shkaku i dyshuar

admin

Xhamia Ejup Sulltan, me atmosferën e fuqishme shpirtërore ka qenë ndër simbolet e Stambollit me shekuj

Muhamet Ramadani

Maqedoni e Veriut, kallëzim penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski për “keqpërdorim detyre”

Muhamet Ramadani