RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deputetët në Bruksel takohen me Von Crammon, falënderojnë për mbështetjen që tregon për Kosovën

deputetet-ne-bruksel-takohen-me-von-crammon,-falenderojne-per-mbeshtetjen-qe-tregon-per-kosoven

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ai i LDK-së, Besian Mustafa dhe si dhe i VV-së, Agon Batusha janë duke marrë pjesë në sesionin tre ditor të organizuar nga Komisioni Evropian, me qëllim diskutimin rreth sfidave të rajonit drejt integrimit evropian, të rinjëve në politikë dhe krijimin e hapësirave për dialog.

Ai në një postim në Faceboook ka thënë se në këtë sesion ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ku të njëjtën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma evropian.

“Ndër shumë takime e diskutime këtu në Bruksel, sot patëm nderin ta takojmë edhe raportuesen për Republikën e Kosovës në Parlamentin Evropian znj.Viola Von Cramon, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në mekanizmat evropian”, ka shkruar ai.

Related posts

Forcat izraelite tërhiqen pas një operacioni tre-ditor në Tubas

admin

NATO e përçarë për Iranin, Shqipëria mes 5 vendeve anëtare të aleancës në krah të SHBA-ve

RTI

Zjarri i rëndë në Hong Kong: 44 të vdekur, qindra të zhdukur

Muhamet Ramadani