RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvajti dënon djegien e Kuranit në Suedi

kuvajti-denon-djegien-e-kuranit-ne-suedi

Kuvajti dënoi të shtunën djegien e një kopje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, nga një ekstremist i djathtë suedez-danez në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Nën mbrojtjen e policisë, Rasmus Paludan, lideri i Partisë Stram Kurs (Hard Line), dogji një kopje të Kuranit pranë ndërtesës së Ambasadës Turke.

Incidenti “lëndon ndjenjat e muslimanëve në mbarë botën dhe shënon provokim serioz”, tha ministri i Jashtëm i Kuvajtit, Sheikh Salem Abdullah Al-Jaber Al-Sabah në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të mbajë përgjegjësi duke ndalur akte të tilla të papranueshme dhe duke denoncuar të gjitha format e urrejtjes dhe ekstremizmit dhe duke i çuar autorët para përgjegjësisë”.

Më herët të shtunën, Ministria e Jashtme turke e përshkroi djegien e Kuranit në Stokholm si “sulm të poshtër”.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e poshtër ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit, në Suedi sot (21 janar), pavarësisht paralajmërimeve tona të përsëritura më herët”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Në përgjigje të lejes së Suedisë për incidentin, Ankaraja anuloi vizitën e ardhshme të ministrit suedez të mbrojtjes Pal Jonson në Turqi. /mesazhi

Related posts

Shefi i diplomacisë turke: Pritje e madhe që kombet muslimane të veprojnë në Gaza, edhe nëse “në mënyrë të njëanshme”

rezart morina

Izraeli përdor bomba me fosfor të bardhë në Al-Karama të Gazës

rezart morina

Letoni, ministri i jashtëm fiton zgjedhjet presidenciale

rezart morina