RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dallavere të mëdha me pagesa nga “Visametric”, Inspekcioni zbarkon në zyret e tyre

dallavere-te-medha-me-pagesa-nga-“visametric”,-inspekcioni-zbarkon-ne-zyret-e-tyre

Inspektorati i Tregut ka zbarkuar sot në Operatorin Ekonomik “Visametric” që merret me shërbimet për aplikim për viza Schengen për të udhëtuar në Gjermani.

Inspektimi është bërë pasi që Inspektorati ka pranuar shumë ankesa nga qytetarët për shërbimet dhe pagesat e realizuara, shkruan lajmi.net.

“Inspektorati i Tregut në MINT ka bërë vizitë dhe është takuar edhe me drejtuesit e Operatori Ekonomik “VisaMetric” L.L.C në Prishtinë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe ofrim të shërbimeve për konsumatorët, në pajtim me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, duke pranuar se do të bëjnë ri-mbursimin e konsumatorëve që janë ankuar. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i Tregut ka ndërmarrë veprime konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës”, ka bërë të ditur ministria.

Konsumtarorët janë ankuar se janë detyruar të realizojnë pagesa të cilat sipas tyre janë të paarsyeshme.

Related posts

Borrell: Putini po sakrifikon ushtrinë dhe njerëzit për të mbijetuar

Muhamet Ramadani

Shefi i ushtrisë izraelite: Gatishmëria e ushtrisë për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit është përmirësuar

admin

Fajon: Bosnjë-Hercegovina të marrë statusin e kandidatit për në BE deri në fund të vitit

admin