RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Ukraina u përpoq të sulmojë Urën e Krimesë me raketën S-200

rusia:-ukraina-u-perpoq-te-sulmoje-uren-e-krimese-me-raketen-s-200

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se Ukraina u përpoq të kryejë sulm me raketën S-200 ndaj Urës së Krimesë, transmeton Anadolu.

“Në orën 13:00 me orën e Moskës, regjimi i Kievit u përpoq të kryejë sulm terrorist ndaj Urës së Krimesë me raketën e drejtuar të mbrojtjes ajrore S-200 e cila është transformuar në versionin sulmues”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Raketa e Ukrainës u identifikua në kohë dhe u parandalua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore ruse”, theksohet në deklaratën ku shtohet se nuk është shënuar ndonjë humbje jete apo dëme.

Në videon e ndarë në median sociale, vërehet se përreth Urës së Krimesë ngrihet tym.

Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi se Ukraina u përpoq mbrëmë të sulmojë Gadishullin e Krimesë me 20 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe se dronët u goditën në ajër.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Related posts

Rama tregon ndryshimet në Rregulloren për Menaxhimin e Parkingjeve në Prishtinë

admin

Protestojnë punëtorët teknik të QMF-ve dhe disa shkollave në Prishtinë

admin

Borrell për liberalizimin e vizave: Një vendim historik i BE-së hyn në fuqi

admin6