RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shoigu: SHBA dhe aleatët e saj po nxisin vendet e tjera kundër Rusisë dhe Kinës

shoigu:-shba-dhe-aleatet-e-saj-po-nxisin-vendet-e-tjera-kunder-rusise-dhe-kines

SHBA dhe aleatët e saj po përdorin luftën në Ukrainë për të shtyrë vendet e tjera në një konfrontim ushtarak me Rusinë dhe Kinën, tha kështu ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu.

“Sot Uashingtoni dhe bashkëpunëtorët e tij po zbatojnë planin e tyre strategjik që synon të provokojë vendet e tjera për t’u përfshirë në një konfrontim ushtarak me shtetet “armike”, kryesisht Rusinë dhe Kinën.

“Një konfirmim i qartë i kësaj politike kriminale është konflikti në Ukrainë, qëllimi i vërtetë i së cilës është t’i shkaktojë Rusisë një disfatë strategjike, të kërcënojë Kinën dhe të ruajë pozicionin monopol në botë“, tha Shoigu në një takim të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunimin e Shangait në Nju Delhi. /abcnews

Related posts

“Bisedimet e armëpushimit të Gazës përballen me vështirësi, por ende janë në vazhdim”

rezart morina

Angela Merkel merr çmimin e paqes për politikën e saj të refugjatëve

admin

Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës

admin