RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Banka Botërore: Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia COVID-19

banka-boterore:-cmimet-e-mallrave-pritet-te-regjistrojne-renien-me-te-madhe-qe-nga-pandemia-covid-19

Çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia COVID-19.

Sipas Bankës Botërore, rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për afro 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.
Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel botëror, shifër më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

Shefi i Departamentit për Zhvillim Ekonomik të Bankës Botërore, Indermit Gill tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.

“Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind.

Related posts

Palestinezët përballen me ‘shkelje të rënda’ në burgjet izraelite

Muhamet Ramadani

Një nënë nga Podujeva lind katërnjakë

admin

Katari dhe Arabia Saudite bëjnë thirrje për t’i dhënë fund ‘katastrofës humanitare’ në Gaza

admin