RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Slotkin: Rreth 75 000 rusë të vrarë ose të plagosur në luftën në Ukrainë

slotkin:-rreth-75-000-ruse-te-vrare-ose-te-plagosur-ne-luften-ne-ukraine

Më shumë se 75 000 rusë janë vrarë ose janë plagosur gjatë luftës në Ukrainë, tha një ligjvënës amerikan për CNN.

Demokratja Elissa Slotkin foli me transmetuesin pas një konferencë konfidenciale me zyrtarë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ne jemi informuar se mbi 75 000 rusë janë vrarë ose plagosur dhe mbi 80% e forcave të tyre tokësore janë të bllokuara dhe të lodhura”, theksoi ajo.

Vlerësimi më i fundit i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) ishte se 15 000 forca ruse kishin vrarë në luftime.

Nuk ka të dhëna zyrtare nga pala ruse për numrin e të vdekurve të ushtrisë së saj.

Rusia pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt. /atsh

Related posts

EMRAT DHE SHTETET/ Deputetët që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

admin

Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë policët në Bërnjak, Ujman dhe Jasenovik

admin

Borrell raporton para shteteve anëtare, BE-ja e gatshme të organizojë takim për Asociacionin

rezart morina