RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekretarja e Thesarit: SHBA-ja po përballet me krizën e parave

sekretarja-e-thesarit:-shba-ja-po-perballet-me-krizen-e-parave

Sekretarja e Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen ka paralajmëruar presidentin Joe Biden të rrisë ose pezullojë kufirin e borxhit për të parandaluar një krizë të mundshme të parave në vend, transmeton Anadolu.

Ajo tha se Thesari i SHBA-së nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë “të përmbushë të gjitha detyrimet e qeverisë deri në fillim të qershorit”, tha Yellen në një letër të hënën, duke shtuar: “Është e pamundur të parashikohet me siguri data e saktë kur Thesari nuk do të jetë në gjendje të paguaj faturat e qeverisë”.

Biden thirri një takim për të diskutuar këtë çështje më 9 maj. Kufiri i borxhit është rritur ose ndryshuar 78 herë që nga viti 1960.

Duke përmendur krizën e mëparshme, Yellen tha: “Pritja deri në minutën e fundit për të pezulluar ose rritur kufirin e borxhit mund të shkaktojë dëm serioz në besimin e biznesit dhe konsumatorit, mund të rrisë kostot afatshkurtra të huamarrjes për taksapaguesit dhe mund të ndikojë negativisht në vlerësimin e kreditit të SHBA-së”.

“Nëse Kongresi nuk do të rrisë kufirin, kjo situatë mund të shkaktojë vështirësi të rënda për familjet amerikane, të dëmtojë pozicionin e udhëheqjes globale të vendit dhe të ngrejë pikëpyetje në lidhje me aftësinë e SHBA-së për të mbrojtur interesat e saj të sigurisë kombëtare”, shtoi Yellen.

Related posts

Jordania dhe OKB diskutojnë për çështjen e Palestinës dhe krizën në Siri – VIDEO

rezart morina

Ministrat gjermanë do të vizitojnë rajonin e goditur nga tërmeti në Turqinë jugore

rezart morina

Pretendohet se Izraeli kreu sulme ajrore në disa pika ushtarake rreth Damaskut

admin