RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Qiproja Veriore duhet të mbrohet nga të gjitha anët

erdogan:-qiproja-veriore-duhet-te-mbrohet-nga-te-gjitha-anet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se mjetet ajrore turke të paarmatosura dhe dronët luftarakë janë në Qipron Veriore për ta mbrojtur atë nga të gjitha anët, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan foli me gazetarët gjatë kthimit nga samiti i Komunitetit Politik Evropian që u mbajtë në Pragë.

I pyetur nëse ka ndonjë plan për ngritjen e një baze ushtarake turke në gadishullin verilindor Karpaz në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Erdoğan tha se dronët turq mund të dërgohen gjithashtu në rajon.

“Sepse ne duhet të sigurojmë Qipron e Veriut nga të gjitha anët, nga të gjitha aspektet. Pavarësisht nëse ka (bazë të ngritur) apo jo, avionët tanë do të jenë menjëherë në Qipron Veriore sapo të nisen nga toka jonë”, shtoi Erdoğan.

– Mosmarrëveshjet disa dekadashe

Qiproja është zhytur në një mosmarrëveshje disa dekadashe midis qipriotëve grek dhe qipriotëve turq pavarësisht përpjekjeve të shumta diplomatike nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Sulmet etnike që filluan në fillim të viteve të 60’ta i detyruan qipriotët turq të tërhiqen në enklava për sigurinë e tyre.

Në vitin 1974, një grusht shteti i qipriotë grek që synonte aneksimin e ishullit nga Greqia, çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si një fuqi garantuese për të mbrojtur qipriotët turq nga persekutimi dhe dhuna. Si rezultat, në vitin 1983 u themelua Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC).

Kjo çështje ka kaluar nëpër një proces paqësor vitet e fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiyes, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Administrata e Qipros Greke hyri në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2004, në të njëjtin vit kur qipriotët grek penguan një plan të OKB-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë. /aa

Related posts

Hakmarrja e Serbisë/ Zv/drejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë nga autoritetet serbe

admin

24 vjet nga masakrat e Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër

rezart morina

Nis të rriten rastet me COVID-19 nëpër Evropë

admin