Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka liruar nga detyra katër anëtarët serbë të ekipit menaxhues për themelimin e Asociacionit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
”Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”, ka thënë Krasniqi.
May be an image of blueprint and text
Pjesë e këtij ekipi kanë qenë Danijela Vujicic, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkovic.
Draft-statuti i Asociacionit i paraqitur nga ekipi menaxhues nuk është pranuar nga kryeministri Kurti që ka propozuar sipas tij një “draft-viziton” për themelimin e të njëjtit.