RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR vendos parullë në Zveçan: Mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt

kfor-vendos-parulle-ne-zvecan:-mbi-90-viktima-ne-perkushtimin-tone-per-te-ruajtur-nje-mjedis-te-sigurt

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, po vazhdon të qëndrojë në komunat në pjesën veriore të vendit, ku tash e mbi dy javë qytetarët serbë po mbajnë protesta.

Rreth 30 ushtarë të KFOR’it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, para objektit të Komunës së Zveçanit, gjatë protestave që u mbajtën të hënën e 29 majit. 11 ushtarë janë të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë janë të kontingjentit hungarez.

E gjatë së shtunës pranë barrikadave të improvizuara përreth Komunës së Zveçanit, KFOR vendosi një pankartë me një mesazh.

“KFOR-i pësoi mbi 90 viktima në përkushtimin tonë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjitha komunitetet”, thuhet në parullën e vendosur në rrugë.

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3 mijë e 735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Related posts

Ndarja e buxhetit solli pakënaqësi në disa komuna

admin

U konstitua Kryesia e re e Bashkësisë Islame të Kosovës

Muhamet Ramadani

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

admin