RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE një miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve

be-nje-miliard-euro-per-te-rritur-prodhimin-e-municioneve

Komisioni Evropian ka planifikuar një fond prej 1 miliardë eurosh (1,09 miliardë dollarë) për prodhimin e municioneve në vendet e BE-së, për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe gjithashtu për të forcuar aftësitë evropiane të mbrojtjes.

“Gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë”, tha të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një takimi me presidentin e ri çek, Petr Pavel, në Pragë.

Von der Leyen tha se rregulloret do të lehtësohen dhe procedurat e licensimit do të thjeshtohen në një projektligj që do t’i paraqitet nesër Kolegjit të Komisionerëve Evropianë.

“Ajo që Ukraina ka nevojë më shumë janë municionet”, tha ish-gjenerali i NATO-s, Pavel.

Në mars, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së u zotuan se do t’i siguronin Kievit gjatë 12 muajve në vijim, një milion predha të reja artilerie për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus në shkallë të plotë.

Qëllimi i fondit është të mbështesë forcat e armatosura të Ukrainës dhe t’u mundësojë atyre të nisin ofensiva të reja kundër forcave të Kremlinit. /atsh

Related posts

Netanyahu thotë se “misioni” i Izraelit kundër Hezbollahut nuk ka mbaruar pavarësisht armëpushimit me Libanin

Hevzi

Mbi 12 mijë persona evakuohen pasi zjarri pyjor godet një nga destinacionet turistike më të njohura të Francës

Kushtrim Guraj

Rrëzimi i helikopterit, Irani shpall pesë ditë zie për vdekjen e Presidentit! Ceremonia mortore për Ebrahim Raisin zhvillohet sot, ja kur do të mbahen zgjedhjet për Kreun e ri të Shtetit

admin