RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE një miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve

be-nje-miliard-euro-per-te-rritur-prodhimin-e-municioneve

Komisioni Evropian ka planifikuar një fond prej 1 miliardë eurosh (1,09 miliardë dollarë) për prodhimin e municioneve në vendet e BE-së, për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe gjithashtu për të forcuar aftësitë evropiane të mbrojtjes.

“Gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë”, tha të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një takimi me presidentin e ri çek, Petr Pavel, në Pragë.

Von der Leyen tha se rregulloret do të lehtësohen dhe procedurat e licensimit do të thjeshtohen në një projektligj që do t’i paraqitet nesër Kolegjit të Komisionerëve Evropianë.

“Ajo që Ukraina ka nevojë më shumë janë municionet”, tha ish-gjenerali i NATO-s, Pavel.

Në mars, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së u zotuan se do t’i siguronin Kievit gjatë 12 muajve në vijim, një milion predha të reja artilerie për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus në shkallë të plotë.

Qëllimi i fondit është të mbështesë forcat e armatosura të Ukrainës dhe t’u mundësojë atyre të nisin ofensiva të reja kundër forcave të Kremlinit. /atsh

Related posts

Itali – 13 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut nga shirat e dendur

admin

GJND do të vendosë këtë javë për rastin e gjenocidit kundër Izraelit

rezart morina

Forcat izraelite arrestuan 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin