RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspeksioni konfiskon produkte ushqimore jo të sigurta për konsum

inspeksioni-konfiskon-produkte-ushqimore-jo-te-sigurta-per-konsum

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt, në aktivitetin e saj inspektues të përditshëm, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga ushqimet jo të sigurta për konsum, ka konfiskuar mbi 1,373 produkte ushqimore, jo të sigurta për konsum (të dëmtuara, pa deklaracion dhe me afat të skaduar).

Ndaj operatorëve ekonomik, konform ligjit, janë marrë masa ndëshkimore, duke shqiptuar 8 gjoba.

Të gjitha produktet e lartcekura, në prani të inspektorëve komunal janë asgjësuar nga ndërmarrja publike “Uniteti”.

Drejtoria e Inspekcionit apelon të gjithë qytetarët, që për çdo parregullsi që hasin gjatë marrjes së shërbimeve dhe për çdo lloj ankese t’u drejtohen kësaj drejtorie.

Në këtë kuadër, të gjitha rastet, ankesat apo kërkesat e qytetarëve, do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, dhe konform gjetjeve, do të merren masa ligjore ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Related posts

IAEA: Vazhdon rënia e nivelit të ujit që ftoh reaktorët në Zaporizhzhia

Muhamet Ramadani

Qindra protestojnë në qytetin afgan për djegien e Kuranit në Suedi

admin

U çlirua nga Assad-i, Siria tani s’gjen rehat nga Izraeli

admin