Një palestinez humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën në bombardimin e Rripit të bllokuar të Gazës mbrëmjen e djeshme nga avionët luftarakë izraelitë, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës publikoi një deklaratë të shkurtër mbi bilancin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës pas armëpushimit mes Izraelit dhe grupeve palestineze mëngjesin e sotëm.
Në deklaratë thuhet se palestinezi Hashil Mubarak, 58-bjeç, vdiq dhe 5 palestinezë u plagosën në sulmin ajror të ushtrisë izraelite mbrëmjen e djeshme.
Nuk është dhënë asnjë informacion për gjendjen e palestinezëve të plagosur.
Çfarë ka ndodhur?
Më shumë se 30 raketa u hodhën në drejtim të Izraelit nga Rripi i Gazës i rrethuar pas vdekjes së të burgosurit palestinez Khader Adnan mëngjesin e djeshëm, i cili ishte në grevë urie prej 87 ditësh në burgun izraelit.
Është raportuar se 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e raketave të lëshuara nga Gaza në zonat e banuara.
Gjithashtu avionët luftarakë izraelitë bombarduan Gazën.
Mëngjesin e sotëm u raportua se u arrit një armëpushim midis grupeve të rezistencës në Rripin e Gazës dhe Izraelit.
Në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, theksohet se në përputhje me vlerësimin e situatës dhe urdhrat e komandës, rajoni “u kthye në një rutinë e plotë”.