RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

‘Epidemia e cigareve elektronike’, masa të rrepta në Australi

‘epidemia-e-cigareve-elektronike’,-masa-te-rrepta-ne-australi

Do të shiten vetëm në farmaci, qëllimi është të ndihmojnë duhanpirësit të lenë duhanin

Përdorimi i cigareve elektronike është kthyer në një fenomen shqetësues tek adoleshentët në Australi. Ekspertët shëndetësor thonë se këto produkte po përdoren masivisht nga të rinjtë në një kohë që është i ndalur përdorimi i tyre nën 18 vjeç. Si rrjedhojë qeveria australiane ka prezantuar disa masa për të ndaluar përdorimin e tyre tek të rinjtë.

“Ashtu siç bënë me duhanin, këto kompani po i paketojnë bukur këto cigare elektronike të cilat vijnë me shije të ndryshme frutash, duke e bërë brezin e ri të varur nga nikotina.

Sipas masave të reja, cigaret elektronike do të shiten vetëm në farmaci. Ato do të jenë të kufizuara në shije, ngjyra, por dhe përbërës të tjerë. Megjithëse nevojitet një recetë për të blerë cigare elektronike në Australi, shumë prej tyre blihen ilegalisht. Masat e reja u mirëpritën nga qytetarët.

“Mendoj se është një vendim i mirë për t’i ndaluar cigaret elektronike. Unë kam shumë miq që i përdorin ato dhe që kanë patur probleme me mushkëritë”.

Sipas Institutit Australian të Shëndetit dhe Mirëqenies, vendi ka një nga normat më të ulëta të duhanpirjes në botë, por numri i të rinjve nën 25 vjeç që përdorin cigare elektronike është rritur. /tvklan

Related posts

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

admin

Franca tërheq trupat nga Republika e Afrikës Qendrore

admin

Ministri i Jashtëm i Rusisë do të vizitojë vendet e Amerikës Latine

rezart morina