RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca: Versioni i statutit të Asociacionit i ngjashëm me atë të Vojvodinës, nuk do të kalojë

presidenca:-versioni-i-statutit-te-asociacionit-i-ngjashem-me-ate-te-vojvodines,-nuk-do-te-kaloje

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar se versioni i statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua mbrëmë në Bruksel është i ngjashëm me atë të Vojvodinës.

Vela tha se qëllimi i Serbisë është rikonstituimi i autonomisë me qëllim që institucionet e Kosovës të mbeten të pavlefshme.

“Ky Asociacion nuk do të kalojë”, tha Vela.

Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit, janë liruar nga detyra zyrtare katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar me hartimin e draftit.

Ky grup ishte i udhëhequr nga deputetja serbe, Danijela Vujçiq.

Related posts

Presidenti Erdoğan shpreh shpresën që Novruzi të sjellë paqe në gjithë Lindjen e Mesme

Irfan Jahiu

Ministri i Jashtëm turk takohet me zyrtarë të lartë amerikanë

Muhamet Ramadani

SHBA njoftoi ngritjen e Këshillit të Paqes për Gazën, Trump kërkon që anëtarë të bëhen edhe Erdogan dhe presidenti i Egjiptit

admin