RTV AHIRETI
Kuzhinë

Qofte në furrë me krem kosi

qofte-ne-furre-me-krem-kosi

Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare

Perberesit:

  • 600 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 feta bukë
  • Vaj për skuqje
  • Kripë, piper

Për kremin:

  • 2 vezë
  • 2 gota kos
  • 1 gotë ujë
  • 1 lgj miell
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë

Pergatitja:

Mishin e grirë e bashkojmë me qepën e grirë, vezën, bukën e njomur në ujë, kripën, piperin dhe majdanozin e grirë. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe më pas i skuqim lehtë në vaj të nxehtë. I vendosim qoftet në një tavë.

Rrahim vezët me pak miell, shtojmë kosin e holluar me pak ujë dhe e shtojmë në tavë mbi qoftet. Në fund bëjmë një spërkatje me gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur derisa kremi të mpikset.

Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.

Related posts

Pure e kungulleshkave: Është më e lehtë dhe ka më pak kalori se ajo klasike

Muhamet Ramadani

Pite me spinaq: Recetë e thjeshtë me shije delikate

Muhamet Ramadani

Ëmbëlsirë për të sëmurët me diabet: Kafshata të ëmbla me të cilat të gjithë kënaqen!

Muhamet Ramadani