RTV AHIRETI
Kuzhinë

Si të përgatisni në shtëpi trileçen më të mirë që keni provuar ndonjëherë

si-te-pergatisni-ne-shtepi-trilecen-me-te-mire-qe-keni-provuar-ndonjehere

Kjo ëmbëlsirë është e thjeshtë në përgatitje dhe ka pak përbërës, por shija e saj është unike që e bënë vështirë të refuzueshme, transmeton lajmi.net.

Ajo është e kombinuar me krem karamele dhe qumësht, duke pasur një shije unike.

Trileçen mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi, përbërësit:

1 l qumësht

500 ml krem qumështi (krem pana)

10 kokrra vezë

10 lugë gjellë sheqer

10 lugë miell

350 qumësht i kondesuar (qumësht panda)

300 ml karamel (gjeni në supermarkete)

Përgatitja e pandispanjës

Në një enë hedhim vetëm të bardhat e vezëve dhe të verdhat i lëmë në një enë tjetër mënjanë.

Hedhim sheqerin në enën ku kemi të bardhat e vezëve dhe i rrahim derisa masa të bëhet e njëtrajtshme dhe e trashë.

Më pas, rrahim të verdhat e vezëve dhe i shtojmë tek masa e përgatitur me të bardhat e vezëve dhe sheqerin.

I përziejmë derisa të njëtrajtësohen.

Më pas, shtojmë gradualisht miellin dhe njëkohësisht e trazojmë masën pa ndërprerje me qëllim që volumi i masës të jetë i njëjtë.

Ngrohim furrën në temperaturën 250 gradë.

Përmes një furçe kuzhine lyejmë me pak vaj tavën dhe hedhim në të masën e përgatitur dhe e lëmë të piqet në këtë temperaturë për 5 minuta, më pas gradën e nxehjes e ulim në nivelin 150.

E lëmë të piqet edhe për 10 minuta të tjera.

Përgatitja e Qumështit

Hedhim qumështin e kondesuar në një enë bashkë me qumështin e lëngshëm.

I përziejmë derisa qumështi i kondesuar të tretet plotësisht.

Më pas shtojmë kremin e qumështit (pana). I përziejmë mirë që të jenë një masë.

Heqim kekun ose pandispanjën nga furra. Pasi të jetë ftohur i presim në formë katrorë dhe hedhim përsipër masën e qumështit.

E lëmë derisa pandispanja të përthithë qumështin plotësisht.

Në fund, u hedhim sipër karamelin e lëngshëm /Lajmi.net/

 

The post Si të përgatisni në shtëpi trileçen më të mirë që keni provuar ndonjëherë appeared first on Lajmi.net.

Related posts

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit

admin

Supë me mish pule, spinaq dhe miell misri

admin

Makarona të pjekur me djathë të lëngshëm

admin