RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Nëse rizgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës – VIDEO

trump:-nese-rizgjidhem,-do-t’i-jap-fund-luftes-ne-ukraine-brenda-dites-–-video

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë me bindje se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës brenda ditës nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një interviste me Nigel Farage në GB News, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”.

“Do ta marr fund dhe do të ishte e lehtë”- tha Trump duke e konsideruar luftën një
Sipas ish-presidentit, “ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja kanë “kaluar mirë”. Ish-presidenti tha se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden.

“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai. /tch

Related posts

Izraeli shemb strukturat brenda selisë së agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor

admin

Dy palestinezë të vrarë dhe 29 të plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Irfan Jahiu

Policia realizon kontrolle në motelet e Mitrovicës, arreston tre burra e një vajzë

admin