RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE: Shkarkimi i Ekipit menaxhues për Asociacionin shkel frymën e dialogut

be:-shkarkimi-i-ekipit-menaxhues-per-asociacionin-shkel-frymen-e-dialogut

Bashkimi Evropian ka dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për lirimin nga detyra të anëtarëve të Ekipit Menaxhues për draftstatutin e Asociacionit të komunave serbe.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se Ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.

Stano u shpreh se vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel frymën e marrëveshjeve të dialogut.

“Prandaj, vendimi për shpërndarjen e Ekipit menaxhues shkel letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut. Çdo vendim në lidhje me Ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar të mërkurën se i ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit menaxhues pas prezantimit të draftitstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të martën në takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Kurti e ka cilësuar draftstatutin e prezantuar nga Ekipi menaxhues si një dëshirë për një “Republika Sërpska të re”.

Stano më tej ka thënë se presin nga të dyja palët angazhim që të përfundojnë sa më shpejt negociatat për Asociacionin. Pritet të ftohen kryenegociatorët për takimin e radhës.

“Lehtësuesi i BE-së do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët e tyre në Bruksel për të filluar negociatat për statutin. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në proces në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim, dhe të përfundojnë negociatat me shpejtësi”, ka thënë Stano në një përgjigje për KOHËN.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u ka bërë të ditur palëve më 2 maj se nëse do të jetë e nevojshme, edhe Ekipi menaxhues do të ftohet të merr pjesë në këtë proces.

Related posts

OKB: Mbi 1.3 milionë pa’lestinezë janë zhvendosur nga Ra’fah brenda 6 javëve

rezart morina

Mbërrijnë në SHBA udhëtarët e parë kinezë pas rihapjes së kufijve

admin

Kosova dhe Serbia në një përpjekje të re në Bruksel për dinarin serb

admin