RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një të dyshuari për krime të luftës kundër popullatës civile

prokuroria-speciale-ngrit-aktakuze-ndaj-nje-te-dyshuari-per-krime-te-luftes-kunder-popullates-civile

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A.
Ai akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Ç.A gjatë periudhës janar-maj 1999 ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’

“Prokuroria Speciale njofton se i akuzuar Ç.A. në periudhën kohore janar – maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal (tani për tani të pa identifikuar), të organizuar, të veshur me uniforma policore, paramilitare, ushtarake, ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje ‘’RSFJ’’) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i ndëshkueshëm sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, dhe nenin 4 të Protokolit 2 të datës 08.06.1977, aktualisht e ndëshkueshme me neni 146 dhe 147 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu është bërë e ditur se Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Related posts

Marok, mijëra persona marshojnë për ndalimin e sulmeve të Izraelit në Gaza

admin

Kurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të SHBA-së në Venezuelë

RTI

Operatori gjerman hekurudhor do të vendosë ndalimin e alkoolit në stacionet e trenave

Irfan Jahiu