RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE miraton masa të ndihmës ushtarake për Moldavinë dhe Gjeorgjinë

be-miraton-masa-te-ndihmes-ushtarake-per-moldavine-dhe-gjeorgjine

Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të instrumentit financiar “Fondi Evropian i Paqes” ka miratuar masën e ndihmës në vlerë prej 70 milionë eurosh për të mbështetur sektorin e mbrojtjes së Moldavisë dhe Gjeorgjisë, transmeton Anadolu.

Këshilli Evropian njoftoi se të dy vendet do të financohen për herë të tretë për të mbështetur modernizimin e kapaciteteve të ushtrisë së tyre, si dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre që të marrin pjesë në misionet dhe operacionet ushtarake të BE-së.

Në kuadër të ndihmës, 30 milionë euro do t‘i jepen Gjeorgjisë, ndërsa 40 milionë euro do t’i jepen Moldavisë, të cilës vitin e kaluar së bashku me Ukrainën iu dha statusi kandidat për anëtarësim në BE.

Në muajin mars, BE-ja vendosi të rrisë në rreth 8 miliardë euro “Fondin Evropian të Paqes”, i cili përdoret për ndihmë ushtarake ndaj vendeve nën kërcënimin e Rusisë, të tilla si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Related posts

Prigozhin: Ne të gjithë do të shkojmë në ferr, por dhe atje do të jemi më të mirët

Muhamet Ramadani

Izraeli godet objektivat ushtarake të grupit Huthi në porti Hodeidah në Jemen, raportohet për disa viktima

admin

Një anije kontejnerësh u qëllua nga një skaf i vogël pranë Jemenit, thotë agjencia detare britanike

Kushtrim Guraj