RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia akuzon SHBA-në për sulmet me dronë në Kremlin

rusia-akuzon-shba-ne-per-sulmet-me-drone-ne-kremlin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov akuzoi SHBA-në për sulmet me dronë ndaj Kremlinit, transmeton Anadolu.

Duke reaguar ndaj deklaratave të disa zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas se sulmet mund të jenë “të rreme”, Peskov tha: “Përpjekjet për të mohuar këtë sulm në SHBA dhe Ukrainë janë jashtëzakonisht qesharake”.

Ai tha se SHBA-ja qëndron pas sulmeve. “Ne e dimë se vendimet në lidhje me akte të tilla terroriste merren në Washington, jo në Kiev. Kievi po bën ashtu siç i thuhet”, tha Peskov.

Sipas tij, objektivat e sulmit u përcollën në Ukrainë nga SHBA. “Kievi nuk është gjithmonë i lirë në zgjedhjen e mjeteve të sulmit. Kjo zakonisht përcaktohet përtej oqeanit. Ne e dimë mirë këtë situatë”, shtoi Peskov.

– Putin vazhdon punën e tij në Kremlin

Zëdhënësi Peskov tha se SHBA-ja nuk duhet të përfshihet në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. “Është shumë e rëndësishme të sigurohemi që Washingtoni ta kuptojë se ne e dimë këtë dhe të vetëdijesohen se sa e rrezikshme është të përfshihesh drejtpërdrejt në konflikt në këtë mënyrë”, tha ai.

Duke thënë se ai nuk mund të hyjë në detaje rreth reagimit të Rusisë ndaj sulmeve, Peskov tha: “Në çdo rast, ne mund të flasim për hapat e duhur që duhet të ndërmerren dhe të konsiderohen në interes të vendit tonë”.

Pas sulmeve, Peskov informoi se presidenti rus Vladimir Putin do të punojë sot në zyrën e tij në Kremlin dhe tha se do të mbajë fjalimin e tij në paradën që do të mbahet në Sheshin e Kuq më 9 maj.​​​​​​​

Related posts

Hezbollahu paralajmëron kundërpërgjigje pas vrasjes së komandantit të lartë

admin

Rusia sulmon rëndë Ukrainën, në mes të takimeve trelaterale për paqe

Irfan Jahiu

Rusia tregon interes për dronët luftarakë të Turqisë “Bayraktar TB2”

admin