RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, vriten 7 arsimtarë në një shkollë të mesme

pakistan,-vriten-7-arsimtare-ne-nje-shkolle-te-mesme

Të paktën 7 arsimtarë u vranë sot kur persona të armatosur hapën zjarr në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit, njoftoi policia dhe mediat lokale, transmeton Anadolu.

Të shtënat ndodhën në një shkollë të mesme shtetërore në qytetin e largët Parachinar, i cili shtrihet në kufi me Afganistanin, njoftoi transmetuesi lokal “Dunya News”.

Nxënësit në shkollë ishin duke dhënë provimet vjetore kur ndodhën të shtënat. Policia tha se po hetonte motivet pas incidentit, duke shtuar se mund të ketë lidhje me terrorin.

Parachinar është i vetmi qytet me shumicë shiite në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe shpesh ka qenë objektiv i sulmeve terroriste.

Të shtënat në shkolla janë të rralla në Pakistan. Mbi 140 persona, kryesisht nxënës, u vranë në një sulm me armë dhe bombë në një shkollë ushtarake në qytetin veriperëndimor Peshawar në dhjetor 2016.

Related posts

U tërhoq nga gara presidenciale, Joe Biden do t’ i adresohet kombit! Presidenti i SHBA: Do të flas për atë se çfarë na pret

admin

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Muhamet Ramadani

Lajçak në vizitë të paparalajmëruar në Kosovë

admin