RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i Lidhjes Arabe: Ka mundësi Siria të kthehet në organizatë para samitit të ardhshëm në Riad

shefi-i-lidhjes-arabe:-ka-mundesi-siria-te-kthehet-ne-organizate-para-samitit-te-ardhshem-ne-riad

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit, ka deklaruar se ka mundësi që Siria të kthehet në Lidhjen Arabe përpara samitit të ardhshëm të organizatës që do të mbahet më 19 maj në Riad, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin egjiptian ‘El-Sharq’, shefi i Lidhjes Arabe tha se “ekziston një kontekst ligjor specifik në Kartën e Lidhjes Arabe për rikthimin e Sirisë në organizatë”.

“Është brenda të drejtës të një shteti ose një grup shtetesh të kërkojnë një diskutim rreth çështjes së rikthimit të Sirisë në pozicionin e saj në Lidhjen Arabe, veçanërisht pasi Siria nuk u përjashtua nga organizata, por përkundrazi iu pezullua anëtarësimi”, tha Gheit.

Ai shtoi se vetëm një “ngjarje e madhe” mund të çojë në vonesën e kthimit të Sirisë në Lidhjen Arabe, por nuk dha më shumë detaje.

Në vitin 2011, Siria u pezullua nga Lidhja Arabe 22-anëtarëshe për shkak të shtypjes së protestave nga regjimi, që çuan në një luftë civile. Por, viteve të fundit, disa kryeqytete arabe kanë rregulluar lidhjet me Damaskun.

Related posts

UNICEF: Në Evropë dhe Azi, ndotja vret 16 fëmijë në ditë

rezart morina

Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

admin

OKB: Në Rripin e Gazës 650 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi

admin6