RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy raste të tejkalimit në vijë të plotë në rrugën Gjilan- Prishtinë, shoferëve u shqiptohen gjoba

dy-raste-te-tejkalimit-ne-vije-te-plote-ne-rrugen-gjilan-prishtine,-shofereve-u-shqiptohen-gjoba

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, në e-mail adresën zyrtare të tyre ka pranuar dy video incizim në të cilat shihen dy vozitës në dy raste të ndryshme duke drejtuar automjetet e tyre në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë, kanë tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e trafikut.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç.

“Në vlerë prej njëqind e 150 euro, shqiptuar nga dy pikë negative dhe ndaj që të dy kundërvajtësve ka shqiptuar masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Paralajmërimi i Lajçak: BE pret përparim të shpejtë për dialogun pas zgjedhjeve në Kosovë

admin

Ush’tria iz’raelite bo’mbardon turmën e pa’lestinezëve që po blinin bukë, 5 të vr’arë dhe disa të pl’agosur

Muhamet Ramadani

Policia gjen mbi 6 mijë fishekë në veturën e një serbi në veri

admin