RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

ISW: Moska anulon paradat e ”Ditës së Fitores” pas sulmit në Kremlin

isw:-moska-anulon-paradat-e-”dites-se-fitores”-pas-sulmit-ne-kremlin

Zyrtarët rusë ka të ngjarë të përdorin sulmin kundër Kremlinit për të anuluar paradat e Ditës së Fitores, më 9 maj, në më shumë qytete, deklaroi Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

”Burimet ruse raportuan se paradat në 21 qytete në Rusi dhe Krimenë e pushtuar tashmë janë anuluar, pa arsyetim zyrtar ose për arsye sigurie”, shkruan qendra kërkimore amerikane.

Sipas analistëve të ISW, ”Kremlini dëshiron të përdorë sulmin jo vetëm për të anuluar ngjarjet e 9 majit, por edhe për ta paraqitur luftën në Ukrainë si një kërcënim ekzistencial për vendin”.

Moska me gjasë shpreson të kufizojë ngjarjet e 9 majit për të mbuluar degradimin e ushtrisë ruse, pasi armatimi më i avancuar shfaqet në mënyrë rutinore në parada, shumë prej të cilave u përdorën në luftën në Ukrainë ose u shkatërruan në luftime.

Kremlini shpreson të kufizojë ngjarjet e 9 majit edhe nga frika se festimet për nder të ushtarëve të vdekur mund të bëhen burim potencial i protestave të brendshme për shkak të numrit të madh të viktimave në Ukrainë.

Related posts

Shqipëri dhe Kosovë, një komb në dy shtete me dinamikat përkatëse zgjedhore

admin

11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel, çfarë përfshinte dokumenti

admin

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Irfan Jahiu