RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla: Policia serbe ka arrestuar Drejtorin e Administratës së Komunës së Leposaviqit

svecla:-policia-serbe-ka-arrestuar-drejtorin-e-administrates-se-komunes-se-leposaviqit

Ministri i Punëvë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në një reagim në profilin e tij zyrtar ka thënë se Policia e Serbisë ka arrestuar sot drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq, i cili njëherit është edhe djali i zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete.

Sveçla ka thënë se Nikolla Radomiroviq bashkë me të fejuarën e tij po mbahen në stacionin e policisë në Rashkë dhe janë arrestuar vetëm pse Nikolla është pejsë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se bashkë me babain e tij kanë refuzuar t’i nënshtrohen presionit të Serbisë.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Ai e sheh këtë si hakmarrje pas suksesit të djeshëm të Kosovës për të organizuar lojërat mesdhetare.

Sveçla gjithashtu ka bërë thirrje që ai të lirohet bashkë me të fejuarën e tij.

“Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, ka përfunduar ai.

Related posts

Palestinezët në Gaza protestojnë kundër politikës izraelite të burgimit administrativ

admin

SHBA merr masa shtesë për të mbështetur Iz’raelin

admin

Fidan: Turqia dhe Gjermania të gatshme të thellojnë bashkëpunimin

RTI