RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca ndalon pishinat e kopshtit

franca-ndalon-pishinat-e-kopshtit

Pishinat e kopshtit nuk do të shiten në një pjesë të Francës jugore për shkak të përkeqësimit me mungesën e ujit, shkruan BBC të premten.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik i Francës, Christophe Bechu, ka thënë se rajoni i Pyrenees-Orientales, që kufizohet me katalonjën spanjolle, do të shpallet zyrtarisht në nivelin e “krizës së thatësirës” nga 10 maji.

Ndalimi për larjen e veturave, mbushjen e pishinës apo shitja e pishinave të kopshtit do të fillojë nga e njëjta datë.

“Ne duhet të dalim nga kultura jonë e bollëkut”, ka thënë Bechu.

Presidenti Emmanuel Macron muajin e kaluar njoftoi një program mbarëkombëtar të ujit, me premtime për investime për të frenuar rrjedhjet dhe për të rritur riciklimin. Ai përshkroi gjithashtu një “tarifë progresive të ujit” sipas së cilës konsumi mbi një sasi të caktuar – për shembull, për pishinat – do të tarifohej me tarifa më të larta.

Rreth 2 mijë fshatra dhe qytete janë në rrezik të humbasin furnizimin me ujë këtë vit, sipas Bechut. Vitin e kaluar, 1000 komuna patën probleme serioze, prej të cilave rreth 400 u desh të pajiseshin me shishe ose cisterna të lëvizshme. /koha

Related posts

Largimi i Lajçak? Gazeta sllovene: Po lobohet që ish-presidenti të bëhet emisar i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd

admin

“Armë të ndjeshme amerikane janë vjedhur në Siri dhe Irak”

Muhamet Ramadani

EBA-ja thonë se ka ndërhyrë me sukses ndaj dy dronëve të lëshuar nga Irani

Irfan Jahiu