RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: BE po konsideron vetëm planin e Zelenskyt për paqen, propozimi i Kinës nuk është serioz

borrell:-be-po-konsideron-vetem-planin-e-zelenskyt-per-paqen,-propozimi-i-kines-nuk-eshte-serioz

BE beson se i vetmi plan i zbatueshëm i paqes për Ukrainën është plani i paraqitur nga presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi se Brukseli nuk e merr seriozisht nismën kineze, shkruan Tass.

Sipas tij, pikëpamja e BE-së është se negociatat diplomatike për arritjen e paqes në Ukrainë nuk do të kishin asnjë kuptim aktualisht.

Borrell kritikoi gjithashtu Kinën për mbështetjen ndaj Rusisë, por vuri në dukje se, sipas Brukselit, Kina ende nuk po e furnizonte Rusinë me armë.

“E vetmja gjë që mund të quhet një plan paqeje është propozimi i Zelenskit. Sepse plani kinez, nuk është një plan paqeje. I vetmi plan është ai që është propozuar nga ukrainasit, por, sigurisht, nuk është pranuar nga rusët”, theksoi ai. /abcnews

Related posts

Kryeministri Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

RTI

Kurti në takim me ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për rregulloren e BQK

Muhamet Ramadani

Putini: Krijimi i shtetit palestinez, mënyra e vetme për të zgjidhur problemin në Lindjen e Mesme

RTI