RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Covid 19: Alarmi global ka përfunduar por rreziqet mbeten

covid-19:-alarmi-global-ka-perfunduar-por-rreziqet-mbeten

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka dhënë fund emergjencës globale të COVID-19, virusi mbetet i rrezikshëm dhe Kina do të vazhdojë ta monitorojë duke rritur vaksinimin midis grupeve me rrezik të lartë, tha një zyrtar i lartë shëndetësor kinez.

OBSH i dha fund emergjencës globale të COVID pas 3 vitesh, duke thënë se vendet tani duhet të menaxhojnë virusin krahas sëmundjeve të tjera infektive.

Por kjo nuk do të thotë që COVID do të zhduket, por që tani mund të vihet efektivisht nën kontroll, tha Liang Wanyan, kreu i ekipit të ekspertëve të Kinës.

Kina do të vazhdojë të monitorojë variantet e virusit, të rrisë vaksinimet për grupet vulnerabël dhe të përpiqet të përmirësojë aftësitë e trajtimit të COVID, tha Liang.

SARS-CoV-2 u identifikua për herë të parë në qytetin e Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës, në dhjetor 2019. Përpjekjet për të frenuar sëmundjen kanë dështuar dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si një emergjencë të shëndetësisë në 30 janar 2020. /syri

Related posts

“New York Times”: Më shumë se një vit Izraeli e dinte për planin e sulmit të Hamasit

Muhamet Ramadani

Media iraniane: Katër anëtarë të Gardës Revolucionare të vrarë në sulmin amerikano-saudit në Irak

Kushtrim Guraj

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Muhamet Ramadani