RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Indonezia dhe forcat amerikane me stërvitje të përbashkëta ushtarake, Kina i quan kërcënim

indonezia-dhe-forcat-amerikane-me-stervitje-te-perbashketa-ushtarake,-kina-i-quan-kercenim

Ushtritë nga Shtetet e Bashkuara dhe Indonezia kanë zhvilluar stërvitje vjetore të përbashkëta luftarake në ishullin Sumatra të Indonezisë, pas shenjave të rritjes së aktivitetit detar nga Kina në rajonin Indo-Paqësor.

Mbi 5 mijë ushtarë nga SHBA-ja, Indonezia, Australia, Japonia dhe Singapori iu bashkuan stërvitjeve të këtij viti, duke i bërë ato stërvitjet më të mëdha që nga themelimi i stërvitjeve në vitin 2009. Stërvitjet e përbashkëta filluan në fillim të këtij muaji në Indonezi në ishujt Sumatra dhe Borneo.

Ato gjithashtu bashkojnë disa vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Indinë, Malajzinë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Papua Guinenë e Re dhe Timorin Lindor, si vende vëzhguese.

Kina i sheh stërvitjet si kërcënim. Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar SHBA-në për ndërtimin e një aleance Indo-Paqësore, të ngjashme me NATO-n, si mjet për të nxitur qëllimisht konflikt.

Në një konferencë për media, komandanti i SHBA-së së Indo-Paqësorit ka theksuar se kërcënimet janë ato që po përpiqen t’i shmangin. /koha

Related posts

Fidan takohet me Blinken, diskutohet pranimi i Suedisë në NATO dhe Nagorno-Karabakh

rezart morina

Ushtria izraelite: Për vdekjen e 31 pengjeve në Gaza njoftuam familjet e tyre

admin

Serbia dhe Shqipëria për paraqitje të përbashkëta në tregjet e largëta turistike

admin