RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti arsenal armësh

qytetari-ne-lipjan-raporton-se-derisa-po-hapte-nje-kanal-gjeti-arsenal-armesh

Një person në Grackë të Vjetër të Lipjanit ka raportuar në Polici të Kosovës të shtunën se derisa po hapte një kanal gjeti dy mjete të dyshuara.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, janë njoftuar njësitet për deminim dhe FSK-ja që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dy tromblonë, një zollë, dy kalashnikovë, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municioni.

“Njësitet kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut”, thuhet në raportin e Policisë.

Related posts

Marta Kos: Sfidat ekzistojnë, por pa Kosovën nuk mund të ketë siguri në Evropë

admin

SHBA: Grupi Wagner ka pranuar armë nga Koreja e Veriut

admin

Ankara, mbahet ceremoni për ushtarët që ranë dëshmorë në rrëzimin e avionit në kufirin Azerbajxhan-Gjeorgji

admin