RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti arsenal armësh

qytetari-ne-lipjan-raporton-se-derisa-po-hapte-nje-kanal-gjeti-arsenal-armesh

Një person në Grackë të Vjetër të Lipjanit ka raportuar në Polici të Kosovës të shtunën se derisa po hapte një kanal gjeti dy mjete të dyshuara.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, janë njoftuar njësitet për deminim dhe FSK-ja që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dy tromblonë, një zollë, dy kalashnikovë, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municioni.

“Njësitet kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut”, thuhet në raportin e Policisë.

Related posts

Rusia: Të gjitha marrëveshjet e nevojshme me Kinën për furnizime me energji do të arrihen

admin

Greqia fuqizon Forcat e Armatosura, pritet të blejë dronë nga SHBA me rreze deri në 40 km

admin

Maroku forcon furnizimin e tregut dhe mbikëqyrjen e çmimeve para Ramazanit

RTI